Flash News

KRYESORE

Mësimi online në shtator? Shahini: Siç po shihet, do kemi sfidë pandeminë edhe në vitin e ri shkollor

Mësimi online në shtator? Shahini: Siç po shihet, do kemi

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini la të kuptohej se në vitin e ri akademik mësimi mund të jetë sërish online, ashtu siç u zbatua që nga marsi i këtij viti për shkak të pandemisë covid-19.

Gjatë interpelancës së thirrur nga deputeti Artur Roshi, Shahini tha se referuar situatës aktuale, sfida do vijojë me pandeminë edhe në vitin e ri shkollor.

“Kemi mësues të mirë në shkolla sot dhe jam e bindur se falë tyre do e fitojmë betejën kundër covid-19 pa e humbur një vit shkollor, pa mbetur mbrapa me mësimet, pasi siç po shihet do kemi sfidë pandeminë edhe në vitin e ri shkollor”, u shpreh Shahini ndër të tjera, por pa u ndalur në detaje.

Të fundit