Flash News

KRYESORE

Mësohet emri i parë i këngëtares që do të vijë në Prishtinë për "Sunny Hill Festival"

Mësohet emri i parë i këngëtares që do të
'Sunny Hill Festival' edhe këtë vit do të sjellë emra të njohur të muzikës botërore në Prishtinë. Deri tani është mësuar vetëm emri i parë i këngëtares që do të performojë. Bëhet djalë për Njomzën, e cila këto muajt e fundit po përflitet shumë në mediat botërore. Njomza është autore e dy këngëve shumë të njohura të Ariana Grandes, "Thank You, next" dhe "7 Rings". Përveçse autore e shumë këngëve të Ariana Grande-s, Njomza tani ka filluar të publikojë projekte ku këndon vetë. Ajo do të këndojë për herë të parë në vendin e saj, në festivalin Sunny Hill, që do të mbahet më datat 2, 3 dhe 4 gusht.  

Të fundit