Flash News

KRYESORE

Mësohet identiteti i shqiptarit të murosur brenda vilës në Milano

Mësohet identiteti i shqiptarit të murosur brenda vilës në

Ditë më parë mediat italiane raportuan për murosjen e një shqiptari në muret e një vile në Milano.

Është mësuar se trupi i përket Astrit Lamajt, i zhdukur më janar të 2013 nga Genova e Italisë kur ishte 41 vjeç.

Mjekët ligjorë kanë konfirmuar se ka qenë një vdekje e dhunshme e autoritetet e drejtësisë italiane kanë nisur një proces hetimor për zbardhjen e autorëve të këtij krimi makabër.

Policia italiane informon se Astrit Lamaj ishte një person me precedent penal i lidhur me trafikun e drogës.

Trupi i murosur i Astrit Lamaj u gjet pak ditë më parë nga disa punëtorë gjatë punimeve që po kryheshin për restaurimin e vilës luksoze.

Vila është restauruar për herë të fundit 5 vite më parë në kohën e zhdukjes së Astrit Lamaj që sivjet do të mbushte 47 vjeç.

Të fundit