Flash News

KRYESORE

Mësohet roli i Alban Mollaymerit, një ndër katër të arrestuarit për trafikun e 3.4 milion eurove

Mësohet roli i Alban Mollaymerit, një ndër katër të

Mes 4 të arrestuarve ditën e djeshme si bashkëpunëtorë në trafikun e 3.4 milionë euro të kapura dje në Durrës brenda dy “Toyota Yaris” është dhe Alban Mollaymeri.

“Balkanweb” mëson se Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë është personi që kontraktoi transportuesit e makinave.

Nuk dihet ende nëse Mollaymeri u porosit nga dy personat e shpallur në kërkim, por hetimet e mëtejshme të policisë pritet të hedhin më shumë dritë në këtë drejtim.

Kujtojmë që të arrestuar nga policia ditën e djeshme janë:

 Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës; (shoferi),

Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë; (pronari i karotrecit)

Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë; (djali i shoferit)

Të fundit