Flash News

KRYESORE

Mësohet shkaku i vrasjes në Mat. Banori: Mund të kishte më shumë viktima

Mësohet shkaku i vrasjes në Mat. Banori: Mund të kishte më

Është mësuar  arsyeja që çoi në vrasjen e tre personave në Mat. Burime raportuan për “Balkanweb” se Koxha, aktualisht kryeplak i fshatit Shëlli të Matit iu kishte kërkuar punonjësve të Bashkisë t’i çonin rrugën deri tek shtëpia e tij.

Por punonjësit i janë përgjigjur se kishin një projekt para, të cilin duhet të zbatonin që me sa duket nuk e parashikonte rrugën deri në shtëpinë e kryeplakut. Ky ka qenë edhe momenti që mes 51-vjeçarit dhe punonjësve të bashkisë ka nisur sherri që solli më pas dhe masakrën.

Gazetari Enver Doçi raporton për Balkanweb se Koxha ka hyrë në lokal më një automatik dhe dy karikatorë. Njërin e kishte në armë dhe tjetrin në xhep. “Kur ka hyrë një prej personave në lokal sa e ka parë, i ka kapur nga pas automatikun dhe ia ka ngritur lart. Nëse nuk do i kishte kapur armën, asnjë nuk do ishte gjallë. Ai na shpëtoi”, ka thënë një dëshmitar për gazetarin Enver Doçi.

Mësohet se në lokal në kohën e ngjarjes ndodheshin gjithsej 7 persona, pjesa më e madhe punonjës të bashkisë së Matit.

Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi mbetën viktima të sulmit me armë. I plagosur është shtetasi Astrit Hani. Policia arrestoi autorin rreth dy orë pas ngjarjes, ndërkohë që familja e tij është marrë në mbrojtje për shkak të frikës nga një hakmarrje e mundshme nga familjet e tre viktimave.

Të fundit