Flash News

KRYESORE

Mësohet vendndodhja e kryeministrit Edi Rama, 20 km larg protestës

Mësohet vendndodhja e kryeministrit Edi Rama, 20 km larg protestës

Kryeministri Edi Rama po e ndjek protestën e opozitës nga shtepia e tij në fshatin Surrel në periferi të Tiranës. Informacioni është bërë i ditur nga gazetarët e Ora News, që sqaruan se Rama nuk ka preferuar të qëndrojë në Kryeministri gjate ditës së sotme.

Protesta e opozitës nisi në orën 18:30, ndërsa situata është agravuar pas dhunës dhe arrestimit te Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi.

Një numër i madh qytetarësh, të drejtuar nga kryetari Lulzim Basha ndodhet para Drejtorisë së Policisë, ku kërkojnë lirimin e Dollapit dhe mbi 40 të arrestuarve të tjerë.

Të fundit