Flash News

KRYESORE

Mësohuni të jetoni me maska; paralajmërojnë ekspertët britanik: Covid-19 nuk merr fund me vaksinë

Mësohuni të jetoni me maska; paralajmërojnë ekspertët

“Mbretëria e Bashkuar do të jetojë me koronavirus për shumë vite që vijnë dhe madje edhe një vaksinë nuk ka gjasa ta eliminojë atë një herë e mirë”, paralajmërojnë ekspertët.

Drejtori i Mirëqenies së Mirëbesimit Prof Sir Jeremy Farrar tha në Komitetin e Shëndetit të Dhomës së Komunëve se “gjërat nuk do të mund të përmirësohen deri në Krishtlindje".

Sipas tij, njerëzimit do t’i duhej të jetonte me  koronavirusin për dekada të tëra. Deklarata e ekspertit britanik vjen në një moment pasi kryeministri Boris Johnson u shpreh javën e kaluar se po “shpresonte për një rikthim në normalitet deri në Krishtlindje”.

Boris Johnson bëri komentet ndërsa zbuloi planet për lehtësimin më tej të kufizimeve, duke përfshirë hapjen e qendrave të kohës së lirë dhe pishinave nga fundi i këtij muaji, e më vonë nga vjeshta edhe lejimin e mundësisë së mbledhjeve masive.

Por ekspertët përmes provave të paraqitura për grupin ndër-partiak të deputetëve thanë se ishte tepër e rëndësishme të jemi realist se virusi është akoma prezent dhe kështu ka për të vijuar edhe për ca kohë. Prof. Sir Jeremy Farrar, një anëtar po ashtu i Sage, organi këshillues i qeverisë, tha që bota do të jetonte me Covid-19 për "shumë, e shumë vite që vijnë".

"Gjërat nuk do të bëhen deri në Krishtlindje. Ky infeksion nuk po ikën. Tani është një infeksion endemik i njeriut... Në të vërtetë, edhe nëse kemi një vaksinë ose trajtime shumë të mira, njerëzimi do të jetojë ende me këtë virus për shumë, shumë vite, e madje edhe dekadat që do të vijnë."

Ai u shpreh kundër idesë së vijimit të pushimeve verore pa masa mbrojtëse, sikur asgjë s’ka ndodhur, duke thënë se kjo periudhë është një "fazë thelbësore" për të parandaluar një valë të dytë të përhapjes së COVID-19.

"Nëse kemi ndonjë ndjenjë të vetëkënaqësisë të tipit “e kaluam edhe këtë”, atëherë padyshim që do të kemi një valë të dytë të shpërhapjes së COVID-19, dhe lehtësisht ne do të biem në të njëjtën situatë përsëri."

Ai tha se ishte e rëndësishme të ndërtohet më tej kapaciteti i testimit, si dhe të investohet në trajtime dhe vaksina.

Vaksina 'nuk ka gjasa të ketë efekt të qëndrueshëm'

Prof Sir John Bell, nga Universiteti i Oksfordit, ka pohuar se në dijeninë e tij nuk ka gjasa që Covid-19 të eliminohet ndonjëherë pavarësisht nga lajmet pozitive të njoftuara të hënën se testimet nga universiteti i tij kishin shkaktuar një përgjigje imune ndaj COVID- çka shënon një hap i rëndësishëm në krijimin e një vaksine.

"Realiteti është që ky patogjen është këtu përgjithmonë, nuk po shkon askund”, është shprehur ai.

"Shikoni sa telashe kanë pasur ata për të eleminuar, për shembull poliomielitin, që programi i zhdukjes ka vazhduar për 15 vjet dhe ai vijon të jetë akoma aty.

Pra, edhe kjo (COVID-i) do të vijë dhe do të shkojë, dhe ne do të kemi dimra të vështirë, ku virusi do të vendoset shumë në veprim. Edhe nëse prodhohet, vaksina nuk ka gjasa të ketë një efekt të qëndrueshëm që do të zgjasë për një kohë shumë të gjatë, kështu që ne do të duhet të kemi një cikël të vazhdueshëm të vaksinimeve, dhe më pas më shumë sëmundje, dhe më shumë vaksinime dhe më shumë sëmundje. Kështu që unë mendoj se ideja që ne do ta eliminojmë atë menjëherë në të gjithë popullsinë, nuk është realiste."

Të fundit