Flash News

KRYESORE

Mësoni disa prej vlerave ushqyese të lëngut të fikut...

Mësoni disa prej vlerave ushqyese të lëngut të fikut...

Fiku jo më kot është quajtur dhe pema e parajsës, kjo për shkak të të gjitha vetive dhe vlerave ushqyese që mbart. Mendohet se origjina e tyre është në Lindjen e Mesme dhe në Mesdhe ku kishin një rëndësi aq të veçantë, sa që grekët nxorrën edhe një ligj që të ndalonte eksportimin e fikut. Vitaminat minerale që merren nëpërmjet fiqve janë të mëdha, sidomos nëpërmjet lëngut të tyre.

Vlerat shëndetsore të lëngut të fikut

Hekuri. Njerëzit që përballen me nivele të ulëta të hekurit në gjak, femrat shtatzënë dhe ato që ushqejnë me gji duhet të pinë lëngun e fikut dhe të përfitojnë sasitë e duhura të hekurit.

Shëndeti i zorrëve. Lëngu i fikut është i pasur me fibër dhe stimulon lëvizjen e zorrëve dhe pastrimin e tyre.

Shëndeti i mushkërive. Lëngu i fikut përdoret për shërimin e njerëzve që vuajnë nga bronshiti. Ai është veçanërisht i mirë për shëndetin e përgjithshëm të mushkërive.

Forcë dhe energji të qëndrueshme. Ata që ndihen të lodhur, të plogësht, të dobët mund të pijnë lëng fiku herët në mëngjes për t’i dhënë vetes forcë dhe energji.

Tensioni i gjakut. Fiqtë dhe lëngu i tyre përmbajnë shumë kalium, që rregullon tensionin e gjakut dhe ul nivelet e larta të tij.

Ushqyerja me gji. Lëngu i fikut sugjerohet për stimulimin e prodhimit të qumështit të gjirit. Nënat kanë nevojë për ushqime të pasura me kalium. Konsumi ditor i fiqve ushqen nënën por edhe fëmijën.

Kundër plakjes. Lëngu i freskët i fikut është i pasur me antioksidantë si karoteni, luteina dhe acidi klorogjenik që kundërveprojnë me radikalet e lira që dëmtojnë trupin dhe përmirësojnë paraqitjen e lëkurës, flokëve dhe thonjve.

Për lëkurën. Lyejeni lëkurën me lëng fiku dhe shënjestroni aknet, njollat dhe lëndimet e lëkurës. Këtë duhet ta bëni çdo dy ditë për 15 minuta.

Për flokët. Fiqtë janë të pasur me shumë vitamina, minerale, antioksidantë dhe ushqyes. Ato përmbajnë gjithashtu shumë ujë dhe i bëjnë flokët të shëndetshëm e të bukur. Fiqtë e hidratojnë flokun dhe i japin atij shkëlqim dhe shëndet.

Lëngu i fikut mund të përgatitet në shtëpi, duke shtrydhur fiqtë e freskët pa lëkurë, ose duke zhytur fiqtë e thatë në ujë për 30 minuta dhe më pas duke i përzier në mikser me ujë të mjaftueshëm. Zakonisht fiqtë janë të ëmbël dhe lëngu nuk ka nevojë për ëmbëlsi shtesë.

Të fundit