Flash News

KRYESORE

Messi arrin rekordin e rradhës, i pesti më me shumë fitore në ‘La Liga’

Messi arrin rekordin e rradhës, i pesti më me shumë fitore

Lionel Messi ka arritur një tjetër rekord të madh individual, duke u bërë lojtari i pestë me më shumë fitore në historinë e ‘La Ligas’.

Fitorja 2-1 e katalanasve ndaj Valencias, e çon yllin argjentinas në kuotën e 312 fitoreve në kampionatin spanjoll.

Sipas ‘Tg’, rezultati i së shtunës e barazon me Manolo Sanchis, porMessi arriti këto fitore në 413 ndeshje, ndërsa ish-ikona e Real Madrid në 523.

Xavi Hernandez arriti 322 fitore në 505 ndeshje, edhe pse ka të ngjarë që Messi të kalojë ish-shokun e tij në sezonin 2018-2019.

Raul arriti 327 fitore në 550 ndeshje të La Ligas, edhe pse dy vendet e para janë të rezervuara për dy portier.

Andoni Zubizarreta shënoi 333 fitore në 622 paraqitje, ndërsa Iker Casillas mban rekordin me plot 334 fitore në vetëm 510 ndeshje.

Të fundit