Flash News

KRYESORE

Messi dhe CR7 bashkë, "The Sun" e ekzagjeron me formacionin e Juves

“The Sun” ka publikuar me shumë bujë se Juventusi pritet të bëjë një revolucion të vërtetë në verë, duke ëndërruar krijimin e skuadrës së përkryer, Me afrimin e trajnerit Pep Guardiola, në Torino priten ndryshime kolosale.

Gazeta ka bërë një parashikim të formacionit të bardhezinjve. Në portë mbetet Szcezny, portieri aktual i Juves. Mbrojtja formohet nga Alex Sandro, De Ligt, Bonucci dhe Meunier (PSG).

Në mesfushë nuk ka ndryshime, pasi preferohen Pjanic dhe Bentacur, kurse sulmi ka surpriza. Majtas luan Leroy Sane, Leo Messi në të djathtë, Dybala si trekuartist dhe Cristiano Ronaldo si pykë.

Kjo duket si ëndërr e paralizueshme, por "The Sun" guxon.

Të fundit