Flash News

KRYESORE

Messi dhe Neymar në ndihmë të fëmijëve të uritur, 10 mijë vakte për çdo gol të tyre

Messi dhe Neymar në ndihmë të fëmijëve të uritur,

Messi dhe Neymar janë bërë pjesë e një fushate në ndihmë të fëmijëve të uritur në Amerikën Latine dhe Karaibe, ku për çdo gol të tyre fëmijëve do tu dhurohen 10 mijë vakte ushqyerje.

Duke qenë se tashmë ndodhemi ne prag të Botërorit, këta dy futbollistë pritet të shënojnë shumë gola dhe si rrjedhojë edhe ndihmesa do të jetë shumë e madhe për këta fëmijë.

Jo vetëm të uriturit, por nga ky donacion do të përfitojnë edhe fëmijët e keq ushqyer.

Fushata “Start Something Priceless” (fillo diçka të paçmueshme) nisi me 10 prill dhe nuk do të jetë vetëm për Botërorin.

Sa herë që Messi dhe Neymar do të shënojnë gol në ndeshje zyrtare për 21 muajt e ardhshëm fëmijët do të përfitojnë 10 mijë vakte falas.

“Jam krenar që do të jem pjesë e kësaj fushate që do të ndihmojë të ndryshojë jetën e mijëra fëmijëve të vendit tim dhe rajoneve të tjera të botës. Shpresoj që kjo iniciativë t’iu japë sa më shumë buzëqeshje të jetë e mundur fëmijëve”, deklaroi Messi.

Ndërsa Neymar u shpreh: “Jam i lumtur të ndihmoj që fëmijëve në rajon tu sigurohet një pjatë ushqimi dhe më shumë. Latino amerikanët e dinë se mund të bëjnë gjëra të mëdha kur bashkohen, ky është një shembull. Së bashku mund të luftojmë urinë.”

Të fundit