Flash News

KRYESORE

Messi hoqi dorë nga 20 mln euro, shkaku është Neymar!

Messi hoqi dorë nga 20 mln euro, shkaku është Neymar!

Leo Messi verën e shkuar e ka pritur me padurim rikthimin e shokut të tij Neymar te Barcelona. Këtë ai e ka pranuar në disa intervista pas merkatos që lamë pas, por lajmin e ka përforcuar së fundmi portali fichajes.net.

Sipas këtij të fundit, argjentinasi nuk donte që Neymar të përfundonte te Real Madrid dhe për këtë ka insistuar që Barcelona ta blinte. Sikur të mos mjaftonin fjalët, ai ka qenë i gatshëm të sakrifikonte 20 mln euro nga rroga e tij, vetëm që Barcelona të siguronte shërbimet e brazilianit.

Neymar luan te Paris Saint-Germain, aty ku nuk ndihet më rehat dhe po kërkon me ngulm largimin. Barcelona nuk e bindi dot klubin parisien për ta lejuar të largohet, kështu që Messi duhet të presë për verën e ardhshme.

Të fundit