Flash News

KRYESORE

Messi i sulmuar në Argjentinë, Xavi i del në krahë me fjalë të mëdha

Messi i sulmuar në Argjentinë, Xavi i del në krahë me

Legjenda e Barcelonës, Xavi, i ka dalë në mbrojtje ish-shokut të tij të ekipit, Lionel Messi. Ata kanë luajtur së bashku për shumë vite dhe kanë fituar shumë tek ekipi katalanas. Ish-kapiteni i Barçës mendon se nuk është e drejtë që 5 herë fituesi i Topit të Artë kritikohet aq shumë në Argjentinë për mungesën e trofeve të fituar.

"Ka shumë njerëz që flasin për futbollin, por nuk e kuptojnë. Çfarë shikojnë ata? Vetëm rezultatet. Messi ka luajtur në finalen e Kupës së Botës dhe dy herë në finalen e Copa America.

"Nuk është vetëm Messi, pasi ai nuk luan vetëm. Është kombëtarja e Argjentinës, që është kompetitive. Nuk janë eliminuar në raundin e parë. Është shumë e vështirë, vetëm një del kampion. A do të thotë kjo që skuadrat e tjera kanë dështuar, janë një katastrofë?”, - shprehet spanjolli.

Të fundit