Flash News

KRYESORE

'Messi iranian', shfrytëzoi ngjashmërinë me yllin argjentinas; mashtroi 23 vajza për të kryer seks me to

Reza Parastesh është iraniani i cili ka një ngjashmëri të frikshme me yllin argjentinas, Lionel Messi. Madje atë e quajnë dhe si "Messi iranian" në vendin e tij. Kjo ngjashmëri i ka hapur dhe probleme iranianit pasi sipas lajmeve që qarkullojnë, i riu ka mashtruar 23 vajza të reja duke u shtirur si Messi e më pas duke kryer marrëdhënie seksuale me to. Sipas mediave, i riu është akuzuar për abuzim seksual nga vajzat.
Pas këtyre lajmeve ka reaguar vetë Reza në një postim në Instastory, duke i mohuar ato në mënyrë kategorike: “Ju lutem mos luani me reputacionin dhe besueshmërinë e njerëzve. Nëse lajmi do të kishte qenë i vërtetë, unë do të kisha shkuar në burg, besomëni. Tashmë do bëj gjithçka për të luftuar në mënyrë ligjore në mënyrë që të mos baltoset emri im. Kam tentuar shumë herë, por nuk ia kam dalë. Mendoj se ka dëgjuar të flitet për mua." Por ende nuk ka dalë një përfundim i saktë për akuzat që janë ngritur ndaj të riut iranian edhe pse ai i mohon akuzat.  

Të fundit