Flash News

KRYESORE

Messi-Mbappe, francezi kthen në humor vuajtjet në duel me gjeniun

Messi-Mbappe, francezi kthen në humor vuajtjet në duel me gjeniun

Kylian Mbappe njihet në gjithë botën, por përulësia e tij është unike. Sulmuesi francez, kampion bote me kombëtaren dhe kampion i Francës me PSG-në, vjet kishte shansin të fitonte "Topin e Artë", por njëfarë Leo Messi ia mori vendin.

Ai e ka shpjeguar garën me argjentinasin në një mënyrë shumë të lezetshme për "France Football". "E kuptova se mund të sfidoja për “Topin e Artë”, por para meje ishte Messi. Unë shënoja dy gola, ai shënonte tre. Pastaj unë shënoja tre dhe ai shënoi katër. Ishte çmenduri”, ka deklaruar francezi.

Mbappe gjithashtu ka zbuluar një bisedë me shokun e tij të skuadrës në kombëtare, Ousmane Dembele. "E pyeta nëse Messi m'i sheh golat dhe ai tha se po. Ishte diçka e bukur që dikush si Leo të merr në konsideratë", është shprehur ylli i PSG-së.

Të fundit