Flash News

KRYESORE

Messi “thumbon” Realin: Në Champions patën fat, një ekip nuk duhet të luajë vetëm për një kompeticion

Messi “thumbon” Realin: Në Champions patën fat, një

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është shprehur së fundmi për mediat spanjolle se triumfi i Real-Madrid në Champions ishte më shumë një çështje fati, pasi në kampionat madrilenët ishin shumë larg objektivave të tyre.

Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, argjentinasi ka theksuar se një ekip nuk duhet të mendojnë të luajë vetëm për një kompeticion, pasi edhe kampionati e kupa janë trofe shumë të rëndësishëm.

“Ka qenë me fat që ka fituar Champions-in dhe kjo e ka bërë sezonin e tyre të veçantë. Por nuk mund të mendosh të luash vetëm për një kompeticion. Ne duam edhe kampionatin me kupën, që janë të rëndësishme për ne”, ka thënë Messi.

Gjithashtu ai ka shtuar se nëse Reali nuk do të kishte fituar “Champions League”, tani nuk do të kishte asgjë.

“Reali ka luajtur për Champions-in këtë vit, në kampionat ishte shumë larg. Nëse do ta kishte humbur finalen nuk do t’i kishte mbetur asgjë”, shprehet argjentinasi.

Të fundit