Flash News

KRYESORE

"Messin e adhurojmë, nuk blej një ferrari", - flet ylli i ri i Barçës

"Messin e adhurojmë, nuk blej një ferrari", - flet ylli i ri

Clément Lenglet është titullar te  barcelona dhe në kombëtaren franceze. Ai foli për Barcelonën dhe jetën e tij në një intervistë me “L'Est Republicain”.

"Messi është lojtari më i mirë në botë, por unë e konsideroj edhe një mik të dhomës së zhveshjes. Çdo ditë vepron aq thjeshtë, sa ju detyron ta shihni me admirim atë, si sillet kështu. 

"Unë nuk e kam ndryshuar stilin e jetës. Nuk kam qenë yll te Nancy dhe nuk jam ende. Mjedisi i futbollit ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Unë jam i qartë për vlerën e parave. Sigurisht, fitoj shumë dhe bëj një jetë të mirë. Kur shkoj në restorant, nëse dua një pjatë prej 40, ose 100 euro, nuk e shikoj çmimin. Pra, ia lejoj vetes disa gjëra. Blerja e një Ferrari? Është makinë e bukur, por nuk më tërheq më shumë se kaq, nuk më tundon për ta blerë".

Të fundit