Flash News

KRYESORE

Mësuesia, profesioni që nuk po përkrahet. “Gratë në Shërbimin Publik” takim më mësueset e Tiranës

Studimet e larta për mësuesi po braktisen gjithnjë  e më shumë nga të rinjtë, si vetë ky profesion. Shqetësimi ka ardhur sot në ditën e mësuesit, nga arsimtare të shkollave të mesme e 9-vjeçare, të dala në pension gjatë një takimi me qendrën “Gratë në Shërbimin Publik”.

Mësuese të njohura në shkollat e Tiranës me experience të gjatë në arsim si Aishe Karaj, Eva Karagjozi, Violeta Kraja dhe mësuese të  tjera, theksuan se ndjekin me shqetësim fenomenin e diplomimit në një shkallë shumë të ulët të të rinjve që studiojnë në mësuesi, pasi ky zanat nuk përkrahet dhe vlerësohet sa duhet nga shteti.

Duke treguar përvoja te tyre për të rinjtë, mësueset u shprehën se figura e mësuesit sot është  në  krizë pasi e gjithë shoqëria po vuan mungesën e vlerave dhe cilësive dhe është e orientuar vetëm nga materializmi. Mësueset shprehën kënaqësinë e tyre të veçantë  kur vërejnë se përkushtimi i tyre ne mësimdhënie ka sjellë breza të tërë në  karrierë në politikë, si deputetë  e ministra, intelektualë, drejtues institucionesh dhe poste të tjera.

Drejtuesja e qendrës  “Gratë  në  Shërbim Publik” Mimoza Hajdarmataj tha se mësueset nuk dalin kurrë  në  pension pasi me përkushtimin e tyre ato mund të  vazhdojnë të  kultivojnë tek të rinjtë vlerat e solidaritetit, vullnetarizmit dhe harmonisë me njëri tjetrin.

Të fundit