Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Mësuesit e Tiranës grumbull në kohë pandemie, ish-deputetja: Sa vite dënohet Shahini dhe drejtoresha e Zyrës Arsimore
Ish deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar pas situatës së krijuar mëngjesin e së enjtes në oborrin e shkollës Kosova, ku mësuesit u thirrën për të mësuar mënyrën e organizimin për provimin që patën sot maturantët, i Gjuhës Shqipe dhe letërsisë.
Vokshi i kujton ministres së Arsimit, Besa Shahini dhe Drejtoreshës së Zyrës Arsimore Tiranë se cili është dënimi që marrin ata lidhur me këtë situatë, ku mësuesit nuk kishin asnjë mundësi për të respektuar distancën sociale në kushtet e pandemisë.
“Matura shtetërore në kohë COVID19.
Shkolla Kosova: Provimi i Gjuhës Shqipe dhe letërsisë. Qindra mësues presin pa asnjë masë apo distancim që t’u lexojë emrin Drejtoresha e Zyrës Arsimore.
Ku është Besa??
A i ka parë këto foto??
A do na flasë nga divani i shtëpisë për masat e marra në kuadër të pandemisë?
Sa vite dënohet Besa Shahini, Drejtoresha e Zyrës Arsimore Tiranë e të gjithë zyrtarët e tjerë pjesë e këtij organizimi të provimit të maturës me ndryshimet e Ramës në Kodin Penal?
Të dashur mësues, refuzojeni këtë trajtim fyes e poshtërues!
Ju meritoni respekt e trajtim dinjitoz!”, shkruan Vokshi.