Flash News

KRYESORE

“Mësuesit i thirrën emrin por Xhuli nuk u paraqit”, rrëfimi i shokëve të maturantes

“Mësuesit i thirrën emrin por Xhuli nuk u paraqit”,

Xhuljeta Çuni u nis mëngjesin e së premtes të shkonte në shkollë, me ankthin e provimit të cilin do e zhvillonte atë ditë, por nuk mbërriti dot, pasi vetëm pak metra larg banesës u vra me dy plumba.

19 vjeçarja u ekzekutua mëngjesin e së premtes nga 31-vjeçari Xhafer Mata. Ajo ishte nxënëse e vitit të tretë në gjimnazin “Qemal Stafa”. Kishte kryer një prej provimeve të maturës dhe të premten do të kryente të radhës.

Shokët e shoqet e saj thanë se emri i Xhulit u thirr nga mësuesit por ajo nuk u paraqit, shkruan Balkanweb. Pak orë më vonë pasi lanë bankat e shkollës bashkëmoshatarët e saj mësuan fatin tragjik të saj. Lajmi i tronditi si mësuesit ashtu edhe miqtë e saj që e njihnin për një vajzë të urtë dhe pa problem.

Xhuljeta ishte vajza e madhe e familjes Çuni, dhe megjithëse ishte ende adoleshente paralelisht me shkollën ajo punonte për të ndihmuar familjen. Në shtëpinë e saj u hapën dyert e mortit dhe në mesditën e të shtunës ajo u përcoll për në banesën e fundit. Për familjen ajo që iu bë Xhulit ishte një padrejtësi.

Sipas tyre version i servirur për publikun nuk është i vërtetë, megjithatë ata të mposhtur nga dhimbja nuk japin më tepër detaje se çfarë e lidhte Xhulin me 31-vjeçarin që i mori jetën.

Të fundit