Flash News

KRYESORE

Mësuesja dhe drejtori i gjimnazit në Tiranë denoncojnë njërit-tjetrin në polici

Mësuesja dhe drejtori i gjimnazit në Tiranë denoncojnë

Një sherr mes drejtorit të shkollës dhe një mësuese në gjimnazin e Tiranës ka bërë që palët të përfundojnë në polici.

Shtetasja me inicialet V.P, mësuese dhe shtetasi P.O. drejtor i shkollës, janë paraqitur në ambientet e policisë dhe kanë bërë denoncimet e tyre përkatëse pas konflikteve që kishin për punën.

Njoftimi i policisë

Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, për shtetasit V.P dhe P.O, vjeç 46 e 43, banues në Tiranë e Paskuqan, me detyrë mësuese dhe drejtor në një shkollë të mesme, pasi dyshohet se kanë bërë kallëzim për njëri- tjetrin, pas një konflikti për punën.

Të fundit