Flash News

KRYESORE

Mësuesja me kancer kërkesë publike Ramës, kryeministri: Brenda 10 ditëve të gjithë do sigurojnë ilaçin

Ditën e djeshme një mësuese nga Rrësheni shprehu para kryeministrit shqetësimin e saj, atë të rrezikut të jetës për shkak të mungesës së ilaçit kundër kancerit të gjirit. Ditën e sotme kryeministri Rama u shpreh besimplotë se brenda 10 ditëve ky problem do të marrë fund dhe të gjithë pacientët do të sigurojnë ilaçin.

“Ne duhet të zgjidhim problemin për të zgjidhur përfundimisht ciklin e kësaj përpjekje që vazhdon prej 27 vitesh. Qytetarët e zakonshëm me kancer nuk kanë arritur ta marrin dot dhe ta sigurojnë deri në fund ilaçin. Ajo që mund t’ju them sot, se pas mbledhjes ne vazhduam dhe do të çojmë deri në fund detyrimin tonë dhe brenda 10 ditëve të ardhshme do t’i sigurojmë të gjithëve ilaçin.  Dhe kështu ndodh, në çdo nisëm, me çdo kërkesë”, u shpreh ndër të tjera kryeministri Edi Rama.

Të fundit