Flash News

KRYESORE

Meta anulon pritjen e organizuar për Ditën e Flamurit, në Prishtinë ambasada shqiptare feston me verë

Presidenti Ilir Meta, ka anuluar të gjithë pritjet e programuara  me rastin e Ditës së Flamurit dhe të Festës së Pavarësisë pas tërmeteve të fuqishme që tronditën vendin.

“Nisur nga situata e rëndë e fatkeqësisë natyrore që goditi vendin tonë dhe që për fat të keq shkaktoi humbje jetësh të qytetarëve, plagosje dhe dëme të jashtëzakonshme materiale si dhe nga rëndësia prioritare e përqendrimit të të gjitha forcave e energjive për të përballuar pasojat katastrofike të kësaj tragjedie, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Ilir Meta ka vendosur të anullojë Pritjen Shtetërore organizuar me rastin e ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë planifikuar për në datën 28 nëntor 2019 në orën 19:00, në Pallatin e Brigadave, Tiranë”-thuhet në reagimin e Presidencës.

Kujtojmë se qeveria vendosi ditën e nesërme si ditë zie kombëtare.

Ndërkohë që sot në Prishtinë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë ka organizuar një ceremoni për shënimin e 107 vjetorit të pavarësisë.

“Kjo ceremoni u mbajt edhe nën shoqërimin e verës e pijeve tjera, pavarësisht tragjedisë në Shqipëri”, shkruan Express.

Foto e medias kosovare nga ceremonia

Të fundit