Flash News

KRYESORE

Meta apel për coronavirusin: Inkurajoj masa më të forta parandaluese, çdo nënvlerësim mund të ketë pasoja kritike

Meta apel për coronavirusin: Inkurajoj masa më të forta

Presidenti Ilir Meta ka inkurajuar masa më të rrepta parandaluese ndaj coronavirusit, një ditë pasi OBSH shpalli gjendjen e emergjencës globale.

Sipas Metës, Shqipëria i ka të gjitha mundësitë e parandalimit, nisur edhe nga eksperienca e disa viteve më parë me virusin SARS.

“Pas shpalljes së gjendjes së emergjencës nga OBSH duhen marrë masat më të forta të mundshme për të parandaluar këtë virus, që të penetrojë në vendin tonë.

Aq më tepër kur janë konstatuar dy raste në Italinë fqinje. Është koha për masa më të forta, Shqipëria ka një eksperiencë në raste të tillë, siç ishte parandalimi i SARS-it, por me rëndësi është se çdo nënvlerësim mund të jetë me pasoja kritike. Inkurajoj masa më të forta parandaluese.

Aktualisht jemi në proces komunikimi. Rastet në Itali dhe në ndonjë vend tjetër fqinje tregojnë se jemi seriozisht të ekspozuar dhe duhen parandaluar me çdo kusht depërtimin e virusit në vendin tonë. Në rast se të gjithë bëjmë detyrën me përgjegjshmëri maksimale i kemi të gjitha mundësitë e parandalimit”, u shpreh Meta.

Të fundit