Flash News

KRYESORE

Meta apelon për dialog nga ekspozita e Avni Delvinës: Rruga e vetme për të ecur drejt europianizimit

Presidenti Ilir Meta ishte sot i pranishëm në ekspozitën e artistit Avni Delvina në Teatrin Kombëtar, ku përgëzoi punën e tij dhe jo vetëm. Meta theksoi se ka ndjekur reagimin e Delvinës si qytetar, duke e përgëzuar që përmes vlerave artistike del në mbrojtje të kauzave të vendit.

Në fjalën e tij Meta ka apeluar edhe për dialog të gjithë qytetarët. Presidenti theksoi se përmes dialogut mund të zgjidhen sfidat e së ardhmes.

“Nëse qytetarët nuk zotërojnë sovranitet për t’u mbrojtur rrezikohet gjithë vendi.

Të gjithë të dialogojmë si qytetarë të emancipuar, larg interesave okulte, në interes të kulturës tonë, qytetarëve tanë. E theksoj se duhet të përforcojmë edhe vlerat e Kombit. Ndyshe nuk mund të ketë një shoqëri europiane”, tha ndër të tjera presidenti.

Të fundit