Flash News

KRYESORE

“Meta, asnjë përpjekje për dialog”, Blushi-Ballës pasi Venecia miratoi opinionin për presidentin: Hëngre dajak, por nuk zure mend

Është miratuar në Komisionin e Venecias raporti përfundimtar mbi opinionin e presidentit Ilir Meta.

Sipas këtij opinioni, kreu i shtetit ka vepruar në mungesë të bazës ligjore. Ndërkohë, i pranishëm në këtë mbledhjes ka qenë një grup deputetësh, i kryesuar nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, sipas të cilit Meta nuk ka bërë asnjë përpjekje për dialog mes partive.

“Draft-opinioni është i plotë dhe analiza është shumë profesionale. Unë kam disa propozime për amendimin e raportit. Presidenti i Republikës nuk ka bërë asnjë përpjekje për dialog mes partive. Shkeli të drejtën themelore të drejtën për t’u zgjedhur”, deklaroi Balla.

Ndërkohë, në përgjigje të tij, ka reaguar zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi.

Sipas tij, çështja është e qartë si kristali dhe se presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje kushtetuese.

“Propozimet e Tao Tao-s gajasën sot të madh e të vogël në Komisionin e Venecias.

Hëngri një dajak të fortë, por mënd nuk zuri, dhe vazhdon propogandën bajate me titra të porositura.

I kujtoj Tao Tao-s “hurin” që mori nga raporteri i çështjes për rrjedhjen në media të Draf-Opinionit, për keqpërdorim politik. Dhe nëse nuk është ftilluar akoma, ai dhe delegacioni që e shoqëron, le të bëjnë një vizitë në Bienalen e Venecias, se ndoshta u bie stresi.

Sa për Presidentin, çështja është e qartë si kristali: ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS.

Tani të gjithë të bashkuar të mbështesim kuqezinjtë në sfidën e mbrëmjes”, shkruan Blushi.

Të fundit