Flash News

KRYESORE

Meta citon Angela Merkel: Çdo gjë mund të ndryshojë, edhe nëse duket e gdhendur në gur

Presidenti Ilir Meta ka cituar një shprehje të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Sipas Metës, referuar kësaj shprehje, çdo gjë ndryshon edhe pse në pamje të parë duket e pamundur.

“Siç u kujtoi Kancelarja Angela Merkel njohësve të mirë të historisë: ‘Çdo gjë, dhe nëse duket e gdhendur në gur dhe e pandryshueshme, në të vërtetë mund të ndryshojë’”, shkruan në rrjetet sociale presidenti Meta.

Kujtojmë se kreu i shtetit ka përcjellë vazhdimisht mesazhe për dialog ndaj klasës politike, lidhur me ngërçin e krijuar prej muajsh në vend.

Të fundit