Flash News

KRYESORE

Meta dekoron Avni Rustemin me dekoratën më të lartë të Republikës: U bë burim frymëzimi për qëndresën shqiptare kundër pushtuesve

Meta dekoron Avni Rustemin me dekoratën më të lartë të

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën e Republikës, Heroin e Popullit, Avni Rustemi, me rastin e 125 vjetorit të lindjes së tij.

Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa kreu i shtetit shpreh mirënjohje të thellë për aktin patriotik të Avni Rustemit.

Meta shkruan se akti i tij burrëror dhe mbrojtja dinjitoze e çështjes shqiptare në gjyqin historik të Parisit, patën një jehonë të gjerë ndërkombëtare dhe u bënë burim frymëzimi për qëndresën mbarë shqiptare kundër pushtuesve të huaj dhe bashkëpunëtorëve të tyre, gjë që u manifestua në Luftën Kombëtare të Vlorës.

Postimi i plotë:

Me rastin e 125-vjetorit të lindjes, në vlerësim dhe mirënjohje të thellë për aktin e Tij të lartë patriotik, që kreu 100 vjet më parë, duke asgjësuar armikun kryesor të brendshëm, që mbante peng procesin e rivendosjes se Pavarësisë e të sovranitetit të shtetit shqiptar të shpallur nga Ismail Qemali, kam sot nderin dhe privilegjin të vlerësoj Heroin e Popullit, Avni Rustemi, me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën e Republikës.

Akti i tij burrëror dhe mbrojtja dinjitoze e çështjes shqiptare në gjyqin historik të Parisit, patën një jehonë të gjerë ndërkombëtare dhe u bënë burim frymëzimi për qëndresën mbarë shqiptare kundër pushtuesve të huaj dhe bashkëpunëtorëve të tyre, gjë që u manifestua në Luftën Kombëtare të Vlorës. 🇦🇱

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3373146652731584?__xts__[0]=68.ARCHJsybM0pn6pgN8esaMX72xovwKT4L5_C2knUgLBvalhs2Tid1iJW-8W7ySs_9ukcB6_kYQbF0UKxZFg3bOqGO7sJP2F_VGQzuWquWSoZq1Lx2lsxvsEgu7cxt858SE9zfHOv5n_tt8VLegBaD7KIEKq-ZheC3BQAFwF3p19Bym8Wj0ZRgNXOIjpdmj0QTKYkYZUQ7d0is-N11gihjHwJ9JEFu4JzzUFML0z5k49HMF9fDvmEjrEqGLvrh0qbstUtfdCTh7nRRU-oNM0_UJEqzWnIk2lh9vTw_fqQDczvPfzkc-ugp9egfjRg-OlJHOK2sGWpnB6BcgleALGDgWxwA8ZT3&__tn__=-R

Të fundit