Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Meta dekoron me tituj nderi 3 personalitete të minoritetit etnik grek: Dhanë një kontribut të shquar në sportin shqiptar
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vlerësuar me tituj nderi tre personalitete të minoritetit etnik grek, për kontributin e shquar që dhanë për sportin shqiptar.
Përmes një ceremonie zyrtare, Presidenti Meta ka vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, ish- futbollistit të njohur të Ekipit Kombëtar Shqiptar, Lefter Millo. Titulli, pas vdekjes, i është dhënë Millos me motivacionin:
“Si një prej talenteve më të shquara të futbollit shqiptar, i cili shpalosi në fushën e blertë aftësi dhe cilësi të spikatura si mesfushor me tipare sulmuese. Ai demonstroi në mënyrën më sipërore përsosmërinë teknike, forcën dhe energjinë e jashtëzakonshme, si dhe sedrën sportive me fanellën e Ekipit Kombëtar Shqiptar, ‘Luftëtarit’ dhe ‘Partizanit’, dhe së fundi, me ekipin grek të Larisës. Thjeshtësia dhe sjellja e tij e kulturuar ishin tipare që e lartësonin edhe më tej emrin e tij si futbollist i madh”.
Po ashtu, Kreu i Shtetit nderoi Kristo Ndrico me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, me motivacionin: “Për kontributin e çmuar në fushën e sportit, pjesë e Ekipit Kombëtar Shqiptar të volejbollit. Falë aftësive të shumanshme dhe talentit të veçantë ngelet një nga pedagogët dhe drejtuesit e shquar të arsimit në Gjirokastër, si dhe një ndër publicistët më të dalluar në median e shkruar shqiptare”.
Ndërsa me titullin “Për Merita të Veçanta Civile”, Presidenti Meta vlerësoi Sokrat Papadhopulli: “Për kontributin dhe angazhimin e tij të shquar në jetën publike si mësues i talentuar, gazetar i përkushtuar dhe intelektual i njohur. Kronikani plot pasion i jetës sportive dhe botues i shumë artikujve e librave të historisë së sportit gjirokastrit, si dhe themelues e drejtues i ekipeve të pingpongut në Gjirokastër”.
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Derviçan, të Bashkisë Dropull, Kreu i Shtetit, Ilir Meta u prit nga autoritetet vendore, përfaqësues politikë, dhe dhjetëra banorë të zonës, sipas traditave të spikatura të minoritetit, me këngë e valle polifonike në gjuhën greke.
Presidenti, po ashtu, ka kryer nderimet e tij duke vendosur një buqetë me lule në bustin e futbollistit të shquar të Ekipit tonë Kombëtar, Lefter Millo, si dhe vizitoi ambientet e qendrës sportive që mban emrin e tij, ku u takua me talentet e reja sportive, të cilët i inkurajoi të ecin në gjurmët e legjendës së futbollit.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Meta u shpreh se kjo është një ditë e veçantë për të, të cilën e ka pritur prej kohësh!
“Ka qenë një dëshirë prej vitesh të vija pranë vëllezërve e motrave të Lefter Millos në vendlindjen e tij, e cila e lindi e rriti dhe e bëri atë një nga personalitetet më të spikatura të futbollit shqiptar!
Futbolli ynë ka njohur figura sportive nga më të shquarat, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në memorjen e sportdashësve.
Po rrallë ka ndodhur që tek një futbollist të kenë qenë të grumbulluar bashkë kaq shumë vlera sportive dhe njerëzore si tek Lefter Millo. Karakteri i pamposhtur i tij, teknika e lartë, energjia e pashtershme, finesa e kalimeve, vizioni dhe forca motorike ishin disa nga tiparet e tij që kanë ngelur të stampuara në mendjen dhe zemrat e sportdashësve të shumtë”, tha Kreu i Shtetit.
Ai u shpreh më tej se si President i Republikës e ka quajtur përherë detyrim, përpara qytetarëve që të ishte një ditë mes tyre, për t’i dorëzuar familjes, miqve dhe këtij komuniteti që lindi Millon, vlerësimet më të larta për birin dhe njeriun e tyre.
“Ju shpreh mirënjohjen e merituar për gjithçka që Lefter Millo ka dhënë për sportin tonë, për lavdinë dhe kënaqësinë e mbarë sportdashësve që e kanë duartrokitur dhe janë krenuar me të.
Të dashur motra dhe vëllezër dropullitë,
Rrallë ndodh që nga një fshat si Derviçani po edhe një krahinë si ajo e Dropullit të lindin e të shkëlqejnë kaq shumë talente dhe figura të shquara të sportit të artit, të kultures dhe të gjithë fushave të tjera.
Dropulli, Gjirokastra, dhe krejt vendi ynë dhe publiku sportiv do t’i jenë përjetë mirënjohës sportistit dhe profesorit të shquar Kristo Karanxha, Publicistit dhe volejbollistit Kristo Ndrico, Kronikanit sportiv të papërsëritshëm profesor Sokrat Papallopulli, volejbollistëve së famshëm KrisanthiKsera, të mirënjohurës Figali Rogo, futbollistëve të shkëlqyer si të madhit Anastas Bozhorit, të jashtëzakonshmit Vasillaq Zerit, kryembrojtësit të kombëtares Arjan Xhumba, të pakulueshmve Pandeli Ksera, Altin Xhumba, Sotiraq Liti, Dhimiter Eksarko, Vangjel Millo mesfushorit të njohur Dhimitër Shoni, basketollistëve legjendarë Dhimo Kaci, Jorgjia Qirushi e Lefter Kaci,EvanthiaTelo. Talentit të pafat Grigor Stavri, mundësit të famshëm Kosta Papazisi, kampionit kombëtar të peshëngritjes Petro Shendi e Thoma Bisbiqi dhe shumë yjeve të sportit të minoritetit të cilëve mundësia dhe koha nuk na lejon ti përmendim”, tha Meta.
Presidenti u shpreh më tej se ka qenë shumë e vështirë të përzgjidhte për të dekoruar disa prej tyre sot në këtë aktivitetet kushtuar vlerave sportive.
“Po duke menduar se ky ceremonial është vetëm hapi ynë i parë do të veçoja prej tyre këtë pasdite futbollistin e madh e të paharruar Lefter Millo, gazetarin, mësuesin dhe volejbollistin e shquar Kristo Ndrico si dhe kronikanin sportiv të papërsëritshëm, pipongistin dhe pedagogun e dalluar Sokrat Papallopulli.
Duke vlerësuar këta personalitete ne i kemi bërë nder gjithë plejadës së sportistëve që ata përfaqësojnë si dhe sportdashësve të panumërt të tyre që nuk i harrojmë kurrë.
Ditën e sotme dhe këtë vizitë në Derviçan ja dedikuam sportit dhe mesazheve shumë të rëndësishme që ai përcjell në shoqëri, sidomos për brezat më të rinj.
Ndërkohë nuk mund të mos vendos në vëmendje vlerat e mëdha që kanë për shoqërinë tonë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi mes etnive të ndryshme, feve, kulturave.
Kjo harmoni mes minoritetit grek dhe shqiptarëve në Dropull, Gjirokastër, Sarandë, Vurg, Pogon, Delvinë dhe në gjithë territoret e tjera është një nga sintezat më të shkëlqyera të bashkëjetesës midis dy kombeve tanë të lashtë.
Dy popujt tanë kanë qenë për herë bashkë, në krah të njëri-tjetrit, në ditë të mira dhe të vështira. Ata kanë qenë përherë pjesë e të njëjtës aspiratë për mbijetesë, për liri, për demokraci, për emancipim shoqëror dhe një jetë më të mirë”, u shpreh ndër të tjera Meta.
Ai theksoi se triumfi i demokracisë edhe në Shqipëri i shtoi kësaj tradite bashkëjetese edhe hapjen ndaj atdheut Tuaj mëmë si dhe standardet më të mira euroatlantike në fushën e të drejtave dhe lirive njerëzore të pakicave etnike, të kartës europiane të drejtave te minoriteteve dhe një sërë traktatesh ndërkombëtare që garantojnë të drejtat dhe prosperitetin tuaj.
“Të dashur miq të minoritetit grek,
Shqipëria ka ende rrugë për të realizuar ëndrrën e plotë europiane. Por është shumë e rëndësishme të ecim përpara në rrugën e prosperitetit, demokracisë, të zhvillimit ekonomik, turizmit dhe sipërmarrjes së lirë, krahas cilësisë së kërkesave për gjuhën, për edukimin dhe për identitetin kulturor.
Me kostumet e Dropullit krenohemi të gjithë, jo vetëm Dropullli. Duke përfunduar le të përulemi edhe njëherë me nderim të thellë para kujtimit të mjeshtrit të madh të futbollit Lefter Millo!
T’i urojmë shëndet e jetë të gjatë Kristo Ndricos dhe të nderuarit Sokrat Papadhopulli.
Për çdo dëshirë dhe shqetësim dera e Presidentit është gjithmonë e hapur. Dhe ajo do të jetë gjithmonë e hapur për ju dhe për të gjithë minoritarët sepse është kënaqësi, dhe jam krenar që jam President i juaj, i këtij komuniteti të jashtëzakonshëm, i cili ka një kontribut të jashtëzakonshëm për përparimin e Shqipërisë në të gjitha fushat .
Rroftë Shqipëria dhe rroftë bashkëjetesa midis dy kombeve tona!
Paçi përherë gëzime dhe mbarësi në familjet tuaja!”, tha Meta.





Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38