Flash News

KRYESORE

Meta dekreton lirimin e Visho Ajazit, ende nuk ka miratuar kreun e ri të SHISH

Presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretin e lirimit nga detyra të Kreut të SHISH-it Visho Ajazi Lika.

Ajazi ka dhënë dorëheqje nga detyra që mbante  sepse sipas analistit Lorenc Vangjeli do të konkurrojë për një detyrë në NATO, e cila është një detyrë në rang kombëtar në Bruksel.

Presidenti Meta ka deklaruar më herët se do të firmoste lirimin e tij nga detyra vetëm nëse kjo do të ishte dëshira e Ajazit, në të kundërt ish-kreu i SHISH do të kishte mbështetjen e presidentit.

Meta gjithashtu është shprehur se nuk është e ngutshme që të miratohet emërimi i tij dhe se do ta studiojë me qetësi propozimin e Ramës.

DEKRETI

Të fundit