Flash News

KRYESORE

Meta del hapur kundër Arta Markut: Institucion antikushtetues

Meta del hapur kundër Arta Markut: Institucion antikushtetues

Presidenti Ilir Meta ka dhënë sot mesazhe të forta klasës politike, ndërsa u ndal gjatë edhe te Reforma në Drejtësi.

Ndërsa hezitoi ta cilësonte Reformën një sukses, presidenti hodhi kritika edhe për mënyrën se si u zgjodh Arta Marku në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

“Nëse Reforma në Drejtësi do të ishte sukses Shqipëria s’do të rrinte asnjë minutë pa Gjykatë Kushtetuese. Reforma nuk bëhet me retorikë e presion, por me standarde, nëse bëhet me emra atëherë ska reformë të qëndrueshme, por ka forma të reja për kapje të institucioneve. Ka dhe një pyetje, ky Euralius si i jep një vërtetim një kryetari shumë të nderuar të Komisionit të Ligjeve (Ulsi Manja) për të zgjedhur një institucion që nuk ekziston në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e vendit”, u shpreh Meta me tone të ashpra.

Më 21 nëntor, për herë të parë u bë publike në media një dokument përmes të cilit dy misionet e këshillimit, EURALIUS dhe OPDAT, shprehnin mendimin e tyre se si duhet të veprohet me procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Republikës.

Të fundit