Flash News

KRYESORE

Meta del në krah të protestuesve për teatrin: Të gjitha arrestimet janë politike, lirojini!

Meta del në krah të protestuesve për teatrin: Të gjitha

Presidenti Ilir Meta i ka cilësuar politike të gjitha ndalimet dhe arrestimet e protestuesve për Teatrin Kombëtar.

Duke shpërndarë një foto nga protesta e Lëvizjes Vetëvendosje sot para Gjykatës së Tiranës, Meta i është bashkuar thirrjes së tyre, duke kërkuar nga autoritetet që të lirohen.

Të gjitha ARRESTIMET, NDALIMET dhe PROCEDIMET për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetëm POLITIKE.

Vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjësimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

LIRONI TË BURGOSURIT POLITIKË NË SHQIPËRINË E 2020!”, shkruan Meta sot në rrjetet sociale, disa orë para protestës së thirrur sërish nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit sot në 17.30 te pedonalja në Tiranë.

Kujtojmë se Meta depozitoi një javë më parë një padi të dytë në Gjykatën Kushtetuese, me të cilën kundërshtonte vendimin e qeverisë që i kaloi pronësinë e Teatrit Kombëtar bashkisë së Tiranës, e cila miratoi vendimin për shembjen gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Të fundit