Flash News

KRYESORE

“Meta detyron Llallën të gënjejë për ambasadorin amerikan, me qëllim që të provokojë politikën amerikane”

“Meta detyron Llallën të gënjejë për ambasadorin

Avokat Spartak Ngjela beson se letra e Adriatik Llallës për Nënkomisionin amerikan për Evropën dhe Eurasinë është provokim i presidentit Ilir Meta për politikën e SHBA-së. Sipas Ngjelës, Llalla është detyruar nga Meta të gënjejë se ambasadori Donald Lu i ka kërkuar arrestimin e ish-kreut të Kuvendit.

Ngjela thotë se politika shqiptare po përdor gjithashtu Turqinë me Rusinë nga frika e korrupsionit të lartë shtetëror.

Pjesë nga reagimi i Ngjelës:

Ja se si është katandisur sot, në vitin 2018, injoranca e trembur e korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë:

Meta detyron Llallën të gënjejë për ambasadorin amerikan, me qëllim që të provokojë politikën amerikane: menjëherë dolën bishtat injorantë të flisnin sikur ka pasur komplot kundër Metës. Domethënë, Amerika do të bëjë komplot kundër një gurthyesi shqiptar.

Rama flet shpesh për Turqinë dhe Rusinë, se mendon që kështu mund të marrë para nga Perëndimi. Është në embargo, dhe nuk ka para as për rrogat dhe po shtrydh popullin me taksa abuzive - njëlloj si Enver Hoxha. Prandaj duhet të ikë nga skena për të krijuar për veten rrëzim të butë.

Pse, një mësues vizatimi do të trembë politikën amerikane në gjeopolitikë?

Ramën sot, nuk e pranon as politika amerikane dhe as politika gjermane. Po socialistët?

Berisha flet për revolta mbarëkombëtare dhe, si strateg për këtë, ka gjetur Lulzim Bashën, i cili ka shkelur ligjin amerikan me ndërhyrje ruse në çështjet amerikane. Kurse amerikanët tallen me të dy, se Berisha nën shtrëngim të frikës mendon se politika amerikane është 2000 km larg, kur këtu në Shqipëri ajo ka FBI-në të shpërndarë kudo.

Kurse rusët, që janë shpresa e Berishës dhe e Ramës, i bien vrangallës në Shqipëri me ca spiunë që nuk kanë para as për kafe.

Por, komedia e injorancës shqiptare vijon...

E pra, e shihni se kush po e drejton sot Shqipërinë? Injoranca e trembur.

Të fundit