Flash News

KRYESORE

Meta dhe Rama bashkë në Prizren; bojkotohen nga Thaçi në përurimin e shtatoreve historike?

Meta dhe Rama bashkë në Prizren; bojkotohen nga Thaçi në

Në Prizren u zhvillua sot ceremonia e përurimit të shtatoreve të lidërve historik të ‘Lidhjes’: Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi.

Me kete rast, ishin të pranishëm krerët e dy shteteve, përveç Presidentit Hashim Thaçi, i cili përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka treguar se ndodhet ne SHBA, ku do takohet me sekretarin, Mike Pompeo dhe me Kështillarin për Siguri Kombëtare, John Bolton.

“Po e filloj javën në Washington DC, do të takohem me sekratarin Mike Pompeo dhe Këshilltarin për Siguri Kombëtare John Bolton, ku do të diskutojmë për aleancën strategjike dypalëshe dhe për përparimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, e cila mundëson anëtarësimin e Kosovës në OKB, NATO dhe Bashkimin Evropian. Gjithashtu, pres të takohem edhe me ish-Presidentin Bush në Texas”, ka shkruar Thaçi.

Eshte e paqartë nesë mungesa e Thaçit ka të bëjë me qëndrimet e fundit të lidërve shqiptarë, të cilët janë pozicionuar hapur kundër ndryshimit të kufijve, apo vizita e tij në SHBA ishte e paevitueshme.

Në fjalimet e tyre të rastit, Meta dhe Rama bënë thirrje për rritjen e bashkëpunimit mes vendeve dhe kërkuan liberalizim të vizave për qytetarët e Kosoves.

Të fundit