Flash News

KRYESORE

Meta dhe Thaçi takohen në Tiranë, deklaratat tregojnë ‘ftohje’ mes dy presidentëve

Meta dhe Thaçi takohen në Tiranë, deklaratat tregojnë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në samitin Brdo-Brijuni dhe sot është pritur në takim nga homologu Ilir Meta. Në deklaratat e shpërndara nga Presidenca e Kosovës dhe presidenti Meta në ‘Facebook’, vihet re një raport ‘i ftohtë’ midis të dyve.

Meta ka shmangur çdo koment mbi marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ka kërkuar liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Shumë i kënaqur të takohesha sot me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Brdo-Brijuni. Vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe nënvizuam nevojën e rritjes së bashkëpunimit rajonal, si domosdoshmëri për integrimin europian. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, mëse i merituar”, shkruan Meta.

Edhe njoftimi i Presidencës kosovare është po kaq i thatë, njësoj si të bëhet fjalë për takimin e dy presidentëve nga dy kontinente të ndryshme.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot në takim nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, para fillimit të Samitit të Brdo-Brijunit. Presidenti Thaçi ka falënderuar presidentin Meta, për organizimin e këtij Samiti, i cili mbledhë të gjithë liderët e rajonit, për të diskutuar për të ardhmen evropiane dhe për të nxitur komunikimin për fqinjësi të mirë ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimorë. Presidenti Thaçi ka theksuar se ky samit është një mundësi e radhës për të diskutuar për marrëdhëniet fqinjësore dhe integrimet euro-atlantike. “Pas Marrëveshjes së Prespës ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, duhet të shfrytëzojmë momentumin për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet në rajon”, është shprehur presidenti Thaçi.

Presidenti Meta ka mbajtur një qëndrim të kundërt nga Thaçi sa i përket planit për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Ai ka dhënë mbështetje të hapur kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kjo është parë në takimet e shpeshta që ata kanë zhvilluar.

Të fundit