Flash News

KRYESORE

Meta dhe Xhaferoviç dakordësohen në hapjen e ambasadave në Tiranë e Sarajevë: Forcon marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve

Meta dhe Xhaferoviç dakordësohen në hapjen e ambasadave në

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot në Presidencë homologun e tij të Bosnje- Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç. Gjatë konferencës për shtyp, të dy presidentët folën për instalimin e një ambasade boshnjake në vendin tonë dhe rihapja e ambasadës shqiptare në Bosnje.

Sipas presidentit boshnjak marrëdhëniet midis dy vendeve janë miqësore dhe hapja e tyre do të forcojë  marrëdhëniet bilaterale midis vendeve.

“Republika e Shqipërisë dhe e Bosnje-Hercegovinës janë të lidhura me marrëdhënie miqësore me njëra tjetrën, ne nuk kemi çështje të hapura. Mund të bëjmë më mirë, të përmirësojmë, dhe besoj se s’kemi përdorur të gjitha mundësitë për të rritur bashkëpunimin.  Ndoshta është fakti se Bosnja-Hercegovina aktualisht është pa një  ambasadë në Tiranë, dhe e njëjta gjë edhe Tirana s’ka njw ambasadë në Sarajevë. Presidenca e Bosnjes mori vendim për të hapur ambasadë në Tiranë. Hapja  e këtyre amabasadave do të forcojë marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve”, tha ai.

Edhe presidenti Meta i bëri thirrje qeverisë që një ambasadë e Bosnjës këtu në Shqipëri të hapet para 25 prillit.

Të fundit