Flash News

KRYESORE

Meta dorëzon ne SPAK kallëzimin penal ndaj Etilda Gjonajt dhe ndaj dy zyrtarëve të tjerë të lartë

Meta dorëzon ne SPAK kallëzimin penal ndaj Etilda Gjonajt dhe ndaj dy

Presidenti Ilir Meta, ashtu siç kishte paralajmëruar ka dorëzuar sot në SPAK kallëzim penal ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ndërsa e akuzon atë për një sërë veprash penale, ku më e rënda është ajo e ‘shpërdorimit të detyrës’, Meta tha para medias se në këtë padi janë të përfshirë edhe dy zyrtarë të tjerë të lartë të ministrisë së Drejtësisë.

Sipas Metës, është detyrë e kreut të shtetit të mbrojë kushtetutën dhe tentativën për t’i rrëmbyer kompetencat e presidentit që ia jep kushtetuta

“Mbrojtja e Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese është sot detyrë mbi detyrat për cdo shqiptar të ndershëm dhe në radhë të parë është detyra e misioni i presidentit të republikës.

Nuk ka ngjarje më të rëndë në historinë e shtetit tonë se sa ky akt mafioz ku nga provat zyrtare rezulton e përfshirë edhe celula e strukturuar në krye të ministrisë së drejtësisë që me shkelje të kushtetutës e ligjeve, si dhe me falsifikime ka tentuar një grusht shteti duke rrëmbyer haptazi në mënyrë mafioze një kompetencë që kushtetuta ia jep vetëm presidentit me qëllim garantimin e një gjykate kushtetuese, si një polici antikushtetuese për të dhunuar të drejtat e shqiptarëve.

Këto prova tronditëse ishte e domosdoshme ti sillte vetë presidenti. Tashmë, padia për disa vepra të qarta është dorëzuar për tre titullarë të lartë të ministrisë së Drejtësie, me në krye zonjën ministre ende në detyrë.

Po vlerësojmë prova të tjera e persona të tjerë të përfshirë, për të cuar deri në fund shpartallimin të kësaj tentative të grushtit të shtetit, përmes rrëmbimit me ligjin antikushtetues për të kthyer Gjykatën Kushtetuese garante të sovranitetit nga kjo bandë e rrezikshme”, shprehet Meta.

Të fundit