Flash News

KRYESORE

"Meta e ngriti absurdin si shtangë". Rama ironizon të shkuarën si peshëngritës të Presidentit

"Meta e ngriti absurdin si shtangë". Rama ironizon të

"Filozofët grekë do të rrotulloheshin në varret e tyre kur t'u shkojë fjala për filozofinë që ka shpikur Ilir Meta për konsensusin", tha kryeministri Rama në seancën e sotme parlamentare në një fjalë të gjatë, shumicën e së cilës ia kushtoi ish-aleatit të tij në qeveri.

"Meta e ngriti absurdn si shtangë", shtoi Rama duke ironziuar kështu me të shkuarën si sportist të Preidentit të Shqipërisë, i cili në rininë e tij të parë ka qenë i përfshirë në sportin e peshëngritjes.

Rama tha se Meta e bëri edhe Bujar Nishanin, presidenin më mediokër dhe të keq të Republikës të kujtohet për mirë me shkeljet që i ka bërë ai Kushtetutës.

Senca parlamentare e së enjtes zhvillohet si reagim ndaj vendimit të Presidentit Meta për zhdekretimin e datës së zgjedhjejve. Mazhornca kërcënoi fillimisht me shkarkim të Metës, por më vonë u duk se pati një tërheqje 'taktike' dhe u fol për një rezolutë parlamentare. Qeverisë i duhet të mbledhë 94 vota për të shkarkuar Presidentin të cilat nuk i ka, vetëm nëse arrin 'të bindë' deputetët e 'opozitës së re'.

Të fundit