Flash News

KRYESORE

Meta e pret për dialog që në 05.00 të mëngjesit, ja ku shfaqet Rama

Ndërsa presidenti Ilir Meta e pret në zyrë që në orën 05.00 të mëngjesit pas ftesës për dialog në sajë të krizës politike dhe tri ditë para zgjedhjeve vendore, shfaqet kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë është shfaqur ‘live’ në një takim elektoral me banorë të njësisë administrative numër 4 në Tiranë, i shoqëruar nga kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputetja Blerina Gjylameti dhe përfaqësues të PS në zonës.

Kujtojmë se Rama e refuzoi ftesën e Metës për dialog që mbrëmë me argumentin se është i zënë në kohë fushate, ndërsa presidenti i ka lënë afat deri në orën 13.00.

Të fundit