Flash News

KRYESORE

Meta e provokon me foton me Majkon, Rama: Pandi është Moisi Golemi që lufton brenda kështjellës

Meta e provokon me foton me Majkon, Rama: Pandi është Moisi Golemi

Shfaqjen e Pandeli Majkos në krah të Presidentit Meta, pavarësisht përplasjeve të fundit qeveri-presidencë, kryeministri Edi Rama nuk e ka cilësuar si provokim.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’, ai tha se Majko i kishte kërkuar mendim nëse duhet të shkonte me Presidentin në vizitën tek arbëreshët.

“Nuk është fare provokim, bile për hir të së vërtetës, Pandi më tha që duhet të shkoj me Presidentin, çfarë mendon? I thash si mund ta vësh në diskutim. Patjetër duhet të shkosh tek arbëreshët, është viti i Skënderbeut. Do vij Presidenti, në mos ka ardhur nga arbëreshët, dhe do t’i japi drejtim të kësaj çështjeje”, tha Rama.

Për foton ku Majko shfaqej në krah të Metës dhe Luan Ramës, Rama u shpreh me batutë se “Pandi është Moisi Golemi në këtë rast brenda në kështjellë ndërkohë që unë luftoj rreth e rrotull kështjellës”.

 

Të fundit