Flash News

KRYESORE

Meta e quan rritjen e së djathtës ekstreme 'dështim të së majtës'. Për Turqinë? "Nuk i duam problemet e brendshme të vendeve të tjera"

Presidenti Meta ka zhvilluar javën e shkuar një bisedë me një gazetar egjiptian të Ahram dhe ka diskutuar problemet e vendit dhe të rajonit. I pyetur për rritjen e së djathtës populiste në Europë Presidenti i Shqipërisë mendon se është pasojë e dështimit të së majtës 'e cila nuk iu pëgjigj dot kërkesave të njerëzve".

Paqja rajonale ka zënë vend në intervistën e Metës me gazetarin egjitptian duke cekur raportet me dy 'lojtarë të mëdhenj' si Turqia dhe Greqia. Për vendin fqinj Meta ka thënë se marrdhëniet janë shumë të rëndësishme dhe 'me ta kemi qenë e do të mbetemi fqinjë të mirë'. Sa i takon Turqisë Presidenti i Shqipërisë i quan historike marrdhënie, duke shtuar edhe interesat ekonomike. Meta nuk ka harruar të theksojë se "për Shqipërinë është e rëndësishme që problemet e brendshme të vendeve të tejra nuk ka prekin ne. Nuk është detyra jonë të bëjmë rolin e arbitrit në konflikte dhe probleme që ndodhin në vende të tjera".

Presidenti i referohet 'luftës civile' në Turqi mes Erdoganit dhe Gulenit që është zhvendosur edhe në Shqipëri.

Të fundit