Flash News

KRYESORE

Meta fajësoi Ramën për situatën në Kakavijë, reagon kryeministri: Mëso Ilir se s'të ka borxh Shqipëria

Meta fajësoi Ramën për situatën në Kakavijë,

Pas deklaratës së fundit të presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se shkak për situatën kaotike në Kakavijë ishte papërgjegjshmëria e qeverisë shqiptare, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama.

Nëpërmjet një postimi në twitter, Rama e ka krahasuar rastin e Kakavijës me atë të Bullgarisë, duke theksuar se radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi,shkoi 10 km dhe se presidenti bullgar s'doli të fajësojë qeverinë për këtë.

"Sipas gazetës "Ekathimerini" radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi,shkoi 10 km,ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km!Por Presidenti bullgar s'doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet!Mëso Ilir se s'të ka borxh Shqipëria!", shkruan Rama në postim.

Të fundit