Flash News

KRYESORE

Meta falenderon Italinë përmes agjencisë së lajmeve ‘Ansa’: Kontribut i jashtëzakonshëm

Meta falenderon Italinë përmes agjencisë së lajmeve

Gazetarët italianë të angjencisë ‘Ansa’ gjatë raportimit në Durrës kanë takuar edhe Presidentin e Republikës, Ilir Meta, i cili ka ndjekur vazhdimisht situatën pas tërmetit.

“ANSA” i ka marrë edhe një prononcim kreut të shtetit shqiptar, i cili ka shprehur falenderimet e tij për shtetin italian.

“Kontributi i Italisë është i jashtëzakonshëm dhe dua të falënderoj të gjithë italianët, qeverinë dhe institucionet shtetërore italiane për reagimin e menjëhershëm dhe kontributin e madh që na kanë dhënë në këtë tragjedi. Falënderimi është, jo vetëm më e pakta që mund të thuhet për skuadrat tejet profesionale që aktualisht janë duke punuar pa pushim për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat, por për gjithçka që Italia po jep për të përballuar këtë tragjedi të rëndë që ka goditur vendin tonë”, tha Meta.

Të fundit