Flash News

KRYESORE

“Meta fitoi në Komision”, Krasniqi: “Karta” fituese e presidentit nuk ishte qetësia

“Meta fitoi në Komision”, Krasniqi: “Karta” fituese

Për analistin Afrim Krasniqi, shmangia e djegies së Kuvendit ishte karta që luajti Ilir Meta për të justifikuar para deputetëve anulimin e 30 qershorit. Në një prononcim për A2 CNN, megjithatë Krasniqi insiston se aktet e presidenti i presidentit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve ishte më shumë politik.

“Duket se kemi dy akte paralele, një vendim të prerë presidencial, për të cilin mendoj se nuk ka mbështetje në Kushtetutë dhe nga ana tjetër kemi një akt politik, i cili e kalon frymën në nenin kushtetues dhe përpiqet të zgjidh një krizë politike, e cila është e kuptueshme dhe është një nga funksionet e presidentit. Nuk kemi një qëndrim bardhezi, por kemi përdorim të dy akteve për interesa të caktuara më shumë politike sesa institucionale nga Presidenti i vendit”, shprehet analisti Afrim Krasniqi.

Kreu i shtetit, deklaroi para anëtarëve të Komisionit Hetimor se më 7 qershor, ka marrë informacione sekrete se do të tentohet djegia e godinës së Kuvendit. Një ditë më pas, 60 minuta para protestës së opozitës ai shpalli zhdekretoi 30 qershorin duke cakuar si datë të re për zgjedhjet vendore 8 tetorin.

Të fundit