Flash News

KRYESORE

Meta sërish heziton për t’i dhënë plotfuqishmërinë Ramës: Pres informacione më serioze për marrëveshjen e detit

Meta sërish heziton për t’i dhënë

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka folur sot për takimin me kryeministrin Edi Rama  në zyrën presidenciale në Tiranë. Ndërsa ndodhej në stendat e ngritur nga Kryqi i Kuq në Parkun Rinia me vullnetar që po dhurojnë gjak vullnetarisht, Meta u pyet nga gazetarët se çfarë ndodhi në takimin e djeshëm me shefin e qeverisë.

Meta konfirmoi bisedat për marrëveshjen e detit me Greqinë, duke lënë të kuptohet se nuk është i bindur për t’i dhënë plotfuqishmërinë Ramës, pasi kërkon më shumë informacione serioze.

“Takimi i djeshëm me Edi Ramën ishte normal. U diskutuan çështje të ndryshme sidomos lidhur me rëndësinë e çeljes së negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në BE, shpresojmë një vendim pozitiv të KE, që merret gjatë këtij muaji. Edhe për ecurinë e negociatave me Greqinë kemi diskutuar, por jemi në një fazë për vendime të mëtejshme pasi presidenti pret informacione edhe më të plota më serioze që meriton rëndësia e kësaj çështje”, u shpreh Meta.

Të fundit