Flash News

KRYESORE

Meta hap dyert për "teatrin", thirrje shqiptarëve me një citat të Budinës: Protestoni për të drejtat tuaja, Presidenca kështjellë e pamposhtur

Meta hap dyert për "teatrin", thirrje shqiptarëve me

Mbrëmjen e djeshme Meta u ka hapur dyert e Presidencës artisëtëve, duke e kthyer institucionin në një skenë për prezantimin e një shfaqje protestë e luajtur nga regjisori Edmond Budina.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Meta u kërkon qytetarëve të mos harrojnë të protestojnë për të drejtat e tyre. Ndërkaq, postimin Presidenti e ka shoqëruar edhe nga një moment përmbyllës i shfaqjes ku të gjithë të pranishmit duartrokasin në shenjë nderimi si dhe në shenjë proteste për shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Shumë i lumtur që kjo shfaqje e jashtëzakonshme teatrale, e lindur si shenjë proteste kundër shkatërrimit brutal dhe kriminal të Teatrit Kombëtar, mblodhi me dhjetëra artistë, profesorë, diplomatë, politikanë e gazetarë që gjithmonë do t’i kenë dyert e hapura në këtë institucion”, shkruan Meta duke shtuar se: ‘“Profeti i Kokoshkave” është një shfaqje kundër dhunës në përgjithësi dhe dhunës së pushtetit në veçanti, e frymëzuar nga protesta disa vjeçare për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.”

Reagimi i plotë i Metës:

Një mbrëmje artistike e paharruar dje në Presidencë, ku patëm kënaqësinë e veçantë të ndiqnim premierën e monodramës satirike “Profeti i Kokoshkave” të artistit tonë të shquar dhe regjisorit të mirënjohur, Edmond Budina. 🎭👏

Shumë i lumtur që kjo shfaqje e jashtëzakonshme teatrale, e lindur si shenjë proteste kundër shkatërrimit brutal dhe kriminal të Teatrit Kombëtar, mblodhi me dhjetëra artistë, profesorë, diplomatë, politikanë e gazetarë që gjithmonë do t’i kenë dyert e hapura në këtë institucion, kështjellë të pamposhtur të lirisë, të drejtave të njeriut e demokracisë, por edhe të mbrojtjes së artit dhe trashëgimisë kulturore kombëtare.

“Profeti i Kokoshkave” është një shfaqje kundër dhunës në përgjithësi dhe dhunës së pushtetit në veçanti, e frymëzuar nga protesta disa vjeçare dhe kauza mbarëkombëtare për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, e kthyer tashmë edhe në çështje europiane.

Bashkëndaj plotësisht të njëjtin qëndrim me artistin tonë të mirënjohur Edmond Budina se:

“Magjia e teatrit, qëndron edhe në atë, që gjithkush gjen shëmbëlltyrën e x-deliranti, pretendent – diktatori apo diktatori. Dhuna dhe prepotenca e pushtetit, pavarësisht ngjyrës, mbeten të patolerueshme, sado të përpiqesh t’i veshësh me petkun e ëndërrt të demokracisë.

Të protestosht me art, kjo është forma, që unë kam zgjedhur. Por ju mos harroni: PROTESTA ËSHTË QYTETARI!

MOS HARRONI TË PROTESTONI PËR TË DREJTAT TUAJA!” 🇦🇱

Të fundit