Flash News

KRYESORE

Meta i heq gradën ‘Gjeneral’ Sandër Lleshajt, hapet rruga për emërimin e tij si ministër i Brendshëm

Meta i heq gradën ‘Gjeneral’ Sandër Lleshajt, hapet rruga

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar se ka dekretuar heqjen e gradës ‘Gjeneral’ të Sandër Lleshajt. Në njoftimin e publikuar nga Presidenca thuhet se kreu i shtetit ka firmosur propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes për lirimin e Lleshajt.

“Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshaj, nxirret në lirim”, thuhet në dekretin e firmosur nga presidentit.

Ky vendim i kreut të shtetit i hap rrugë dekretimit të Sandër Lleshajt në postin e Ministrit të Brendshëm.

Dekreti i Presidentit

DEKRET PËR NXJERRJEN NË LIRIM TË OFICERIT ME GRADË MADHORE

Në mbështetje të nenit 93, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, shkronja “g”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 26 pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes  nr. 8210/1 prot.,  datë 15.11.2018,

D e k r e t o j

Neni 1

Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshaj, nxirret në lirim.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

 

Të fundit