Flash News

KRYESORE

Meta i përgjigjet "faljes" së Ramës me 'kërcënime'; i kujton 2 marsin: Populli s'ka ikur nga Bulevardi

Meta i përgjigjet "faljes" së Ramës me

Nëse duhej të "festonte" pasi i "shpëtoi" një shkarkimi të mundshëm ditën e sotme nga Kuvendi, kjo fal edhe votave të mazhorancës, Presidenti Meta ka zgjedhur t’i dërgoi një mesazh "kërcënues" shumicës socialiste.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka publikuar një video nga mitingu i 2 marsit, duke evidentuar thirrjet 'shpërndarje, shpërndarje' referuar parlamentit.

Në një mesazh shoqëruar videon, Meta kërkon që së bashku me parlamentin e ardhshëm të miratohet ligji për referendumet dhe të ketë President dhe deputetë 100% nga Populli.

Postimi i plotë i Metës:

Duke kujtuar 1-vjetorin e “Luanit të Artë” të Venecias, sot më duhet të riangazhohem që së bashku me Parlamentin e ardhshëm të miratojmë Ligjin për Referendumet në mënyrë që armiqtē e POPULLIT të mos lodhen kaq shumë duke folur në emër të Tij.

POPULLI FLET VETË ME ZËRIN DHE VOTËN E TIJ!

PO AFRON ORA QË TË RIMARRË TËRËSISHT SOVRANITETIN NË DUART E TIJ:

1. – Deputetët 100% nga Populli.

2. – President i Republikës nga Populli.

3. – Ligj për zhbllokimin e së drejtës kushtetuese për Referendumet.

POPULLI I 2 MARSIT është garancia më e mirë.

POPULLI nuk ka ikur nga Bulevardi. Do largohet vetëm ditën kur të miratohet Ligji për Referendumet. 🇦🇱

Të fundit