Flash News

KRYESORE

Meta: Ikja në ferr e Al-Baghdadi-t, një lajm shumë i mirë për njerëzimin

Presidenti Ilir Meta e ka quajtur një lajm shumë të mirë eliminimin e liderit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi. Ai u vetëvra gjatë një operacioni të ushtrisë amerikane, bashkë me disa nga fëmijët e tij. meta ndau me ndjekësit lajmin e dhënë nga vetë presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

“Ikja në ferr e Al-Baghdadi është një lajm shumë i mirë për njerëzimin, për një botë në paqe dhe më të sigurtë! Mbështes plotësisht deklaratën e Presidentit Trump! Krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit!”, shkroi Meta në profilin e tij në Facebook.

Të fundit