Flash News

KRYESORE

Meta ironizon Ramën në lidhje me rritjen e pagave: Kryeministri i vendit ose nuk e njeh ekonominë ose gënjen

Meta ironizon Ramën në lidhje me rritjen e pagave: Kryeministri i

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Rama, që sipas të cilit, fondi i pagave në fund të vitit 2021 do të pësojë një rritje me 56%.

Kreu i shtetit ka ironizuar kryeministrin duke thënë se ai nuk e njeh ekonominë ose gënjen, dhe se fondi i pagave nuk  është tregues për rritjen e pagave.

“I kujtojmë se është një fatkeqësi që Kryeministri i vendit ose nuk e njeh ekonominë ose gënjen. Fondi i pagave nuk është tregues për rritjen e pagave”, ka shkruar ai.

Duke raportuar të dhënat e INSTAT, presidenti shkruan se pagat janë rritur mesatarisht për çdo vit 3.7 herë më shumë në periudhën 2006-2013, krahasuar me periudhën 2013-2020.

Postimi i plotë:

Pyetjes a janë rritur pagat, Kryeministri i përgjigjet me një krahasim të fondit të pagave, që në fillim të vitit 2021 krahasuar me vitin 2006, fondi i pagave pritet të kalojë nga 45.5 miliard lekë, në 71.1 miliard lekë ose një rritje 56%.

I kujtojmë se është një fatkeqësi që Kryeministri i vendit ose nuk e njeh ekonominë ose gënjen.

Fondi i pagave nuk është tregues për rritjen e pagave.

Zoti Kryeministër, sipas të dhënave të INSTAT, paga mesatare në sektorin shtetëror në vitin 2006 është 28822 lekë, ndërsa në vitin 2013 arrin në 52150 lekë ose një rritje prej 81% me një rritje vjetore mesatarisht  11.6%.

Ndërsa në tremujorin e dytë të vitit 2020 paga mesatare arrin në 63826 lekë ose një rritje krahasuar me vitin 2013, në 22%, me një rritje mesatare vjetore prej 3.1%.

Pra si shikohet pagat janë rritur mesatarisht për çdo vit 3.7 herë më shumë në periudhën 2006-2013, krahasuar me periudhën 2013-2020.

Qytetarët shqiptarë meritojnë transparencë maksimale dhe jo mashtrime elektorale!

Të fundit